Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit të PD

Gjatë prezantimit të programit politik të Partisë Demokratike nga kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë të pranishëm ato ekspertët demokratë në fushat ekonomike. Ajo që ra në sy ishte prezenca e këshilltarit të Presidentit, Petraq Milos, i cili mbullon çështjet ekonomike.
Kamerat janë e PD-së janë munduar ta shmangin prezencën e Milos, i cili mbante shënime gjatë prezantimit të programit të PD-së, nga Basha apo dhe nga ekspertët e tjerë të PD-së si Florion Mima dhe Alfred Rushaj, edhe pse një moment fokusi i shpëtuar regjisë së demokratëve.
Milo ishte një nga njerëzit që u propozua nga ana e presidentit Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mazhoranca socialiste e refuzoi, pasi e cilësoi si një kandidaturë politike, pasi kishte qenë pjesë e strukturave të PD-së, edhe pse kandidati i propozuar e mohoi atë.
Në një konferencë për mediat e dhënë nga Vlora, kur Meta u pyet për largimin e Nasip Naços nga LSI, një nga bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, presidenti iu kundërpërgjigj se “ja ku i kam dy bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë”, duke treguar para kameras, dy këshilltartët që kishte në krah Bledar Dervishaj dhe Petraq Milon.
Në Presidencë ka pasur edhe shkëmbime këshilltarësh, ku dihet se këshilltar për Sigurinë i Metës, Piro Ahmetaj është larguar, për të qenë këshilltar i Bashës.
Gazeta Shqip