Rama: Furnizimi me vaksinat e Pfizer fillon të hënën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.
Nga Korça, Rama tha se do të duhej të kishin ardhur 10 mijë dozat e para, por shtoi pas problemeve të kompanisë për të përballuar kërkesën, furnizimi do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara.
Gjithashtu Rama shtoi se janë në përfundimit të bisedimeve për kontratë me kompaninë AstraZeneca për vaksina anti-covid.
“Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri spostim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët. Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”, u shpreh Rama.