Rama i premton disa vaksina Kosovës: S’jemi më mirë se Europa, por jemi humanë

Kryeministri Edi Rama tha se do të ndihmojë Kosovën me disa vaksina anti-Covid.
“Nuk jemi prapa vendeve europiane për vaksinimin, kjo paketë e parë është dhuratë nuk është e blerë. Dozat e kësaj jave janë të pakëta. Do japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun.
Sigurisht që ne nuk është se jemi më mirë se vendet e tjera të Europës, por nuk mund të harrojmë humanizmin dhe të ndihmojnë Kosovën në ditë të vështira,” tha Rama.