Rama kritika Francës dhe sërisht ndaj BE-së: Po mbani vaksinat stok, pse s’po i shpërndani

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës sc tij në Ankara, hodhi disa kunja për vendet e BE-së, që sipas tij e lanë pas dore Shqipërinë gjatë kohës së pandemisë, duke ngritur në piedestal Turqinë.

“Dëshiroj të thkesoj faktin se solidariteti i Erdoan nuk ishte vetëm kur Turqia ishte mirë vetë, por dhe kur Turqia u godit nga tërmti, dhe nuk vepruan si disa të tjerë që u thanë njerëzve mbylluni në shtëpi mbyllën në shtëpi dhe popullin e tyre dhe ndaluan ndihmat për ata që kishin nevojë. Kjo është domethënëse për ne”, tha Rama nga Ankaraja.

Ishte ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca që u ndje i befasuar nga deklarata e Ramës dhe kritikat e tij.

Rama sqaroi sot në “Open” se kritikat nuk ishin për Sorecën, KE apo BE, por për disa vende (konkretisht Franca), që mbajnë vaksina stok sepse nuk mund t’i bëjnë dhe nuk ua shpërndajnë vendeve në nevojë.

Rama: BE-së ia kemi çuar prej kohës sasin e nevojshme që na duhet të vaksinave. KE është një strukturë e cila punon ditë natë, dhe kam shumë respekt. BE është më shumë se KE. Nuk është vendim i BE që të mos shpërndajë vaksina. Ne kemi çuar te BE ato që na ka kërkuar. Në mbledhje ata thanë që çdo vend mund të bëjë negociata me vendet bilaterale. Nuk ka KE-ja sot vaksina që të në mungojnë ne plani kombëtar dhe ndaj s’po na i jep. Ne nuk i kemi kërkuar lekë, por vaksina. Covax është platformë që shpresojmë të sjelli doza, dhe aty nuk kemi nevojë për paratë e BE-së sepse kemi paguar. Unë e kuptoj Sorecën që për fajin tim ka keqkuptuar deklaratat, nuk janë kritika për KE-në ato që kam bërë unë, Soreca ka të drejtë për institucionin që përfaqëson, por janë kritika për disa vende që egoizmin e kanë kthyer në sistem brenda BE-së. Franca para pak ditës ka bërë pak mijëra vaksina ndërkohë që ka shumë më tepër. Çfarë kuptimi ka t’i kesh stok dhe të mos i thuash këtyre 6 vende në Ballkan: Merrni dhe ju nga 2000, 3000 nga 5000 dhe injektojani vaksinën atyre që janë në vijën e parë dhe që janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT