Rama: “Lajm i mirë, nesër nisim vaksinimin”. Shqiperia, avantgardë në Ballkan, do ndihmojë edhe Kosovën. Brenda janarit priten 500 mijë doza AstraZeneca!

Ditën e nesërme në Shqipëri nis vaksinimi anti- COVID. Këtë lajm e dha kryeministri Rama në rrjetin e tij social, Facebook.

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, shkruan Rama.

Kujtojmë se me datë 1 janar u bë me dije se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga “Pfizer” dhe sasitë e siguruara në marrëveshjen e përfunduar, do të mbërrijnë në Shqipëri në tre faza të ndryshme.

Rama bëri me dije se 10750 dozat e para do të mbërrinin në Shqipëri në fillim të javës së tretë të Janarit, por procesi është përshpejtuar.

Ai paralajmëroi më herët se vaksinimi mund të niste më herët dhe ndërkohë, këtë gjë e lajmëroi mbrëmjen e sotme.

Sakaq, 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit.

Burime afër qeverisë thanë për DITA se Shqiperia do jetë avantgardë në Ballkan dhe shume shpejt do ndihmojë dhe Kosoven, një proces që fillon nesër e mbaron me shqiptarin e fundit që do dëshiroje të vaksinohet.

Sipas të njëjtit burim priten edhe 500. 000 doza të tjera nga AstraZeneca brenda Janarit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT