Rama njoftoi se ka siguruar vaksinën, Basha: Shkoi në Nju Jork për të blerë…

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se ka siguruar vaksinën anti-COVID.
Basha thotë se Rama përpiqet të shesë dështimet si suksese. Kreu i PD shprehet se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin, në kohën kur Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja, ndërsa bën thirrje për largimin e tij nga qeveria që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.
“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.
Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, shkruan Basha.