Rama nuk humb kohë, zgjedh VENDIN, ja ku do të ndërtohet Spitali Rajonal I Fierit (VIDEO)

Spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit. Ashtu siç theksoi më herët kryeministri Rama, që spitali i ri duhet të ishte krah autostradës, është vendosur që ai të ndërtohet pranë Bypassit.
Ka qenë vetë Rama që pasi ka parë zonën krah Bypassit të Fierit, ka kërkuar nga kryebashkiaku Armando Subashi që të bëhen gati të gjitha dokumentet për shpronësimin banorëve të zonës.
“Zona ku do të ndërtohet Spitali i Ri Rajonal, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, po krejt zonës së jugut dhe jo vetëm, do të jetë pranë Bypass -it të ri e do të garantojë një akses të menjëhershëm nga aksi kryesor në hapësirën shembullore të shërbimit shëndetësor.
Ky spital është një premtim prej disa dekadash që do të bëhet realitet në muajt në vijim, pas shumë përpjekjesh të bëra nga ana jonë që më në fund po materializohen me sukses”, shkruan Rama.
Kryeministri u shpreh se të gjithë banorët do të marrin lekët e pronave të tyre dhe për këtë do të përcaktohet një afat, i cili nëse shkelet nga qeveria për arsye burokratike, detyron shtetin që të dëmshpërblejë menjëherë banorët.