Rama pajton Turqinë me Greqinë? Gazetari jep detaje: Çfarë mësova nga kryeministria greke

Ka patur zëra ditët e fundit, se kryeministri Edi Rama po merr rolin e negociatorit mes Turqisë dhe Greqisë. Lajmi fillimisht u tha nga Baton Haxhiu, por edhe gazetari i Top Channel, Artur Bibe e ka pohuar një gjë të tillë.

Bibe, duke folur në emisionin “Open”, ka thënë se nga një burim shumë i besueshëm në kryeministrinë greke ka mësuar ekskluzivisht se kryeministri Edi Rama po kryen rolin e ndërmjetësit mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas të njëjtit burim kryeministri Edi Rama do të sjellë në Athinë një mesazh nga Turqia.

Sipas tij, nuk dihet nëse Rama do jetë lajmës apo negociator.

“Ka qenë një pritje madhështore, sipas mediave greke, vizita e Ramës në Stamboll. Ata shkruajnë se rrallë herë e ka bërë Erdogan këtë . Ka dhënë edhe mesazhet e saj. Rama ka marrë rolin e ndërmjetësit në një marrëveshje të mundshme midis Greqisë dhe Turqisë. 

E kam mësuar nga një burim në Kryeministrinë greke. Ka vërtetësi. Zoti Rama ka pasur një vizitë pozitive në Ankara dhe vjen në Athinë me një mesazh. Ne do ta quajmë lajmës. Nuk dihet nëse Rama do të jetë pjesë e lojës në Mesdhe.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT