Rama sulmon Bashën nga Vau Dejës: Erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, tregoi edhe njëherë karakterin e dobët

Kryeministri Edi Rama pas Obotit të Shkodrës, ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, të cilën e ka konsideruar si zemrën e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfekte.

Kreu i Qeverisë Edi Rama ka sulmuar nga Vau i Dejes edhe kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë “keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”.

Postimi në Facebook

“Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes

* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010

***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore,” shkruan Rama në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT