Rama u bën korçarëve premtimin e madh: Do krijojmë këtu restorin e parë të skive, ja fshati ku do ndërtohet

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Korçës. I shoqëruar nga ministri Peleshi dhe kryebashkiaku Filo, kreu i qeverisë ka dëgjuar disa prej sugjerimeve dhe u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të biznesit në këtë zonë.

Rama u ka premtuar sot sipërmarrësve atje se do të ndërtojnë resortin e parë të skive. Sipas tij, resorti do të ndërtohet në fshatin Nikolicë.

“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë. Imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Fshati Nikolicë, vendi ku Rama tha se do ndërtohet resorti:
16143131_1241277502593045_5569222676302898182_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT