Rënie gurësh dhe ngrica, ARRSH jep informacion për rrugët: Ku duhet të tregoni kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Mësohet se gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorit, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Edhe pse ka patur rënie gurësh dhe ngrica, qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

“Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.  Në aksin Permet-Çarshovë ka patur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit. Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë”, njofton ARRSH./Gazeta SHQIP

Rënie gurësh dhe ngrica, ARRSH jep informacion për rrugët:

Rënie gurësh dhe ngrica, ARRSH jep informacion për rrugët:

Rënie gurësh dhe ngrica, ARRSH jep informacion për rrugët:

Rënie gurësh dhe ngrica, ARRSH jep informacion për rrugët:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT