“Rritje e të infektuarëve nga mosha 15 vjeç deri në 24”, Silva Bino e ISHP tregon nëse virusi britanik ka ardhur në Shqipëri

Silva Bino nga ISHP, ka thënë pak më parë në një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, se ditët e fundit ka pasur një rritje të personave të infektuar me Covid-19, të grupmoshës 15 deri 24 vjeç.

“Vihet re një rritje e infektimeve te grupmosha 15-24 vjec. Grupmoshë kjo që ka pasur qëndrueshmëri gjatë kësaj kohe. Por javët e fundit ka pasur rritje. Gjatë gjithë kohës së Covid s’kemi pasur rritje te kjo grupmoshë.

Por kjo ndoshta lidhet me shumë faktorë, ndoshta dhe me festat e fundvitit, por që na kërkon të kemi sa më shumë kujdes sepse është grupmoshë që frekuenton shkollat e mesme dhe universitetet. Ndaj këto masa do na ndihmojnë të kemi qëndrueshmërinë që kemi pasur dhe më përpara”, tha Bino.

E pyetur nëse në Shqipëri ka mbërritur virusi i ri britanik, ajo tha “Përsa i përketë virusit që është evidentuar në Britani, kemi gjurmuar raste, kemi pasur dhe indikacion epidemiologjik, por s’kemi pasur raste të infeksionit të ri.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT