Sekretari amerikan i Shtetit falënderon Shqipërinë, ja postimi në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku falënderon vendet që kontribuojnë në ruajtjen e linjës së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Mes vendeve që janë bërë pjesë e këtij koalicioni është dhe Shqipëria, për të cilën Pompeo bëri një falënderim të veçantë.
“Faleminderit Bahrain, Britanisë, Shqipërisë, Australisë, Lituanisë, EBA për mbrojtjen e një nga linjave të transportit detar nga piratët iranian në Hormuz.
Ne ndihmuam në krijimin e forcës ndërkombëtare të sigurisë për të siguruar Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik nga aktet ilegale të Iranit. E nisëm me 7 partnerë dhe tani jemi 14”, shkruan Pompeo.
We helped create the International Maritime Security Construct & #CTFSentinel to secure the Strait of Hormuz & Persian Gulf from Iran's illegal acts. Started with 7 partners; now up to 14. #EffectiveMultilateralism pic.twitter.com/UzNi4Gbznc
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) January 13, 2021