Shefi i Moderna jep lajmin e mirë: Vaksina jonë ofron deri në 2 vite mbrojtje dhe është efektive ndaj…

Vaksina kundër COVID-19 e Moderna ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse akoma më shumë të dhëna duhen për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.

“Skenarit të makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha CEO i Moderna, Stephane Bancel.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të koronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT