‘Sherr’ për vaksinën në parlament/ Ralf Gjoni: Pse i mbani sekrete? Nuk dimë çfarë po votojmë

Deputeti i opozitës parlamentare ka shprehur skepticizmin e tij për aktin normative për miratimin e teksit të marrëveshjes për furnizimin nga kompania X dhe ministrisë së Shëndetësisë, autorizimin për procedurën e lejimit të hyrjes së vaksinës anti-Covid në republikën e Shqipërisë dhe përdorimin e saj.
Sipas tij nuk po dihet se çfarë do votohet duke qenë se qeveria e mban të fshehtë, ndërkohë që kryetari i Kuvendit tha se çdo gjë është bërë transparente.
“Deputetët nuk mund të votojnë vetëm nga titujt që lexon kryetari i Kuvendit. Kemi kaluar nga debati i madh me ministren Manastirliu për vaksinën Covax, e cila nuk e di nga po fshihet se nuk po shohin asnjë gjurmë të saj, në një vaksinë klandestine, gjoja nga një vaksinë klandestine nga një vend anonim i BE-së që po shpërndahet në Republikën e Shqipërisë, deri në marrëveshje, teskti i të cilave mungon.
Dëgjojmë edhe marrëveshje sekrete që duhen votuar se kështu e ka kërkuar Pfizer. Nuk mund të votojmë shuma të larta të buxhetit të shtetit, pa ditur ça votojmë. Unë jam dakort që të vaksinohen shqiptarët por të dimë çfarë të votojmë,” tha Gjoni.