Shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’ 4 protestuesit e vrarë më 21 janar, Rama: Ngjarja ndikoi historinë e re të Shqipërisë

Edi Rama ka pritur në kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit, në 10 vjetorin e vrasjeve në bulevard, që tronditen Shqipërinë.

Rama tha se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

“Në këtë 10 vjetor qeveria ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit”, tha Rama.

4 viktimat  Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

“Është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10 vjeçar në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshmë të humbura ka ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore. Nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të drejtësisë. Përtej plagëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve nxori në pah llumin e politikës dhe drejtësisë”, tha Rama.

Rama kujtoi se pas asaj ngjarje, qeveria e tij është përballur me “situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës, në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta e ligji, për të drejtën për të protestuar”./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT