Shpërthen Braçe: Ja palaçot që bëjnë si trima me virusin

Një vizitë në Divjakë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi ka sjellë reagimin e ashpër të zv.kryeministrit Erion Braçe.

Teksa ka publikuar një foto pa maskë të Kryemadhit, Braçe shkruan “Boll me palaçot që bëjnë si trima në Divjakë”.

Zv.kryeministri ka zbuluar edhe disa të dhëna mbi situatën e COVID në Divjakë, ku sipas tij janë 235 të karantinuar dhe 97 të sëmurë aktive.

Gjithsesi mospërdorimi i maskave nga politika nuk është diçka e pazakontë. Sot, në mes të Tiranës, pikërisht në parlament, deputetet lëviznin pa maska, ndërsa policia njoftonte gjobitjen e disa qytetarëve në bilancet e saj ditore.

Mesazhi i Braçes

BOLL ME PALACOT QE BEJNE SI TRIMA ME VIRUSIN NE DIVJAKE!

11 MUAJ BETEJE ME VIRUSIN

PO SHKON DEM PREJ PALACOVE SI KETA NE DIVJAKE!

SOT JEMI NE PIKEN KRITIKE:

KEMI 97 TE SEMURE AKTIVE E

235 TE KARANTINUAR!

Asnjehere ne 11 muaj

nuk kemi patur kaq!

E gjitha,

PAPERGJEGJSHMERI e cdokujt qe vijon me ceremoni mortore kur ato jane te ndaluara, perfshi pritjet e percjelljet ne shtepi, ne dhoma 20 metra katrore ku rrine presin apo hyjne e ngushellojne mbi 20 vete ne nje moment;

PAPERGJEGJSHMERI e cdokujt qe eshte egzaminuar i infektuar me virus, familjareve te tij qe duhet te IZOLOHEN, por jane pazarit,

hyjne e dalin neper kusherinj e komshinj duke infektuar njeri pas tjetrit secilin prej tyre!

MIZA, KEMISHTAJ, MERTISHI

JANE TANI QENDRA ME NUMRIN ME TE LARTE TE TE INFEKTUARVE PER SHKAK TE CEREMONIVE MORTORE E VIZITAVE NEPER SHTEPI,

LOKALEVE E DYQANEVE PA ASNJE MASE MBROJTESE!

Nuk mbaron ketu;

PAPERGJEGJSHMERIA E KETYRE PALACOVE NE FOTO QE PER TI BERE QEFIN KESAJ ZONJES,

REFUZOJNE MASKAT, NUK I MBAJNE NE AMBJENT TE HAPUR SIC LIGJI THOTE, AS NE MEJHANET QE KANE PRONA KU TE TJERE NJEREZVE U IMPONOJNE RREGJIMIN E POSHTER TE MOSMARRJES SE MASAVE!

NESER NE MENGJES E VIJIM,

CDO SANKSION I LIGJIT NGA GJOBA TEK KALLEZIMI PER PERGAPJE TE QELLIMTE TE VIRUSIT,

NUK DO KURSEJE KERKEND E KUDO;

EMRAT E CDO SHKELESI TE QELLIMTE TE MASAVE DO BEHEN PUBLIKE SI RREZIK POTENCIAL PER PERHAPJE TE VIRUSIT!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT