“Shpresoj në pajtim, por…”/ Mitsotakis i tregon “vijat e kuqe” Turqisë, para takimit në Stamboll

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për kanalin televiziv ANT1 , ka deklaruar se “Greqia nuk do bisedojë me Turqinë për asnjë çështje tjetër, përveç së përcaktimit të kufijve detare dhe ZEE mes dy shteteve”.

“Nëse pala turke do të hedhë në tryeze çështje si demilitarizimi i ishujve greke, zonat gri, çështjet e minoritetit në Trakë, ne nuk do të pranojmë. Nuk ka pranuar asnjë qeveri greke ne 60 ciklet e deritanishme te bisedimeve teknike, as qeveria jone nuk do pranoje” – ka thene Mitsotakis.

I pyetur se cilat janë “vijat e kuqe” të qeverisë se tij, kryeministri theksoi se qeveria aktuale nuk do të diskutojë asgjë te re prej atyre që çështjeve që janë aspiratat e Turqisë.

Nuk behet fjale per negociata, por per bisedime ka sqaruar ai duke thene se Greqia do të shkojë në Stamboll në 25 janar për të vazhduar “nga aty ku jane ndaluar keto bisedime”.

“Unë jam i gatshem dhe shpresoj se do të gjejmë një kornizë afatgjatë për pajtimin me Turqinë,” – deklaroi Mitsotakis.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT