“Shqipëria s’futet dot në thes nga një çetë me banditë”- Rama i përgjigjet Metës: Boll…

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të forta politike, ndërsa e cilëson qeverinë “një çetë me banditë oligarkë dhe arrogantë”.

Me një shënim në facebook, ai thotë se Shqipëria nuk futet dot në thes “nga kjo çetë”.

“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shrkuan Meta.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja nga kryeministri Edi Rama, i cili i drejtohet Metës duke shkruar në Twitter: “Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT