Shqiptarët e vënë para, deputetja minoritare heq shkrimin kundër Marin Memës

Pas një shkrimi ndaj gazetarit të njohur Marin Mema, për një dokumentar të postuar në emisionin e tij, deputetja e Rilindjes, Artemis Malo, është ‘penduar’ dhe ka fshirë postimin në Facebook.

Kjo ‘pendesë’ ka ardhur pas shumë e shumë komenteve të shqiptarëve, të cilët kanë reaguar me të drejtën e tyre ndaj shkrimit ku gazetari Mema quhej propagandues.

Replikat mes deputetes dhe gazetarit erdhën pas dokumentarit për zonën e Dropullit, ku Mema hidhte dyshime mbi origjinën e vërtetë të banorëve të asaj zone.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak deputetes minoritare dhe është hedhur në sulm, por duke patur pas vetes asnjë shqiptar.

E gjendur në këtë situatë Malo ka vendosur të fshijë përfundimisht postimin ndaj gazetarit, pasi deri në momentin që e kishte në kryefaqen e saj, përpiqej të fshinte çdo koment.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT