‘Si libër satirik’/ Rama lexon dosjen e 21 janarit: Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë…

Në 10-vjetorin e “21 janarit” kryeministri Edi Rama foli mbi dosjen e ngjarjes me 4 të vrarë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit.
Kreu i qeverisë i krahasoi autorët e vrasjeve me terroristët, që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në stacion dhe nuk bashkëpunojnë me palë të treta.
“Nëse do të lexojmë dosjen e gjykimit për dy persona të akuzuar për 21 janarin, po të mos e dish që kjo është një ngjarje që ka ndodhur, mund të mendosh që këto janë faqet e një libri satirik. Dy personat e evidentuar si personat që kanë qëlluar, konsideron nga gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrit, nuk e njihnin asnjërin prej viktimave dhe s’kanë pasur bashkëpunim me persona të tretë. E thotë Gjykata e Apelit. E thotë me shkrim, këta persona nuk kanë dashur të vrasin!
Por nga vetëbesimi i tepëruar kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët kur nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në një stacion, njësoj si terroristët që nuk bashkëpunojnë me palë të treta, edhe vrasin njerëz. Ky është absurdi i jetës reale të organizmit të sistemit të drejtësisë. Duken të gjitha si fjalë që i përkasin një leksioni akademik, por s’janë të tilla, përkundrazi janë fjalë që përpiqen të thonë që e gjitha kjo që materializohet në këtë 10-vjetor si drejtësi e munguar, së pari ka arsye që lidhen me zgjedhjen që kemi bërë për të kaluar nga regjim totalitar në një sistem demokratik”, tha Rama.