Si Ministre e Jashtme, Xhaçka takon Yuri Kim: U konfirmua mbështetja e vazhdueshme nga SHBA

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Lajmin e bën të ditur vetë Xhaçka me një postim në facebook, ku ka publikuar edhe foto nga takimi.
Xhaçka shkruan se partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme, duke shtuar se kjo mbështetje u konfirmua edhe më takimin me Yuri Kim.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi që u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zgjeruar, nga një prej miqve dhe partnerëve më të mirë të Shqipërisë”, thotë Xhaçka.