Si mund të infektohesh pas vaksinës? Mjeku infeksionist zbulon arsyet

Rasti i epidemiologut Pëllumb Pipero që u infektua pas vaksinimit, ka ngjallur debat dhe ngritur shumë pikëpyetje.

I ftuar në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel, mjeku infeksionist Gent Stroni tregoi se antitrupat e plotë nuk fitohen që pas dozës së parë të vaksinës.

“Mund të infektohesh nëse nuk ke antitrupa. Gjatë dozës së parë ke një lloj mbrojtje por nuk je komplet i mbrojtur.

Vetëm pas dozës së dytë. Piperos i nisi si një lloj rrufe, dhe ai doli pozitiv.

S’përjashtohet mundësia që pas tamponit të dytë, të dalë negativ, por nga të dhënat laboratorike, rezulton se kemi disa anti-trupa mbrojtës në trupin e Piperos, që do me thënë që vaksina sapo ka nisur të bëjë punën e vet,” tha Stroni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT