Skandal i madh në spitalin COVID, emisioni paralajmëron “bombën”: Blen vdekjen e të ëmës me 8 milionë lekë

Një skandal i madh raportohet se ka ndodhur në një prej spitaleve Covid në vendin tonë, një rast korrupsioni ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.
Vajza e një zonje, e cila humbi betejën me COVID-19, denoncon me zë dhe figurë, se punonjës të spitalit, i kanë marrë disa milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.
Për më tepër nëna, që sot nuk jeton më, lihej pa bukë e ujë, që të mos ndërrohej e pastrohej, pasi vetë nuk lëvizte dot nga krevati, thotë vajza.
Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit bëhen sonte publike në emisionin investigativ “Stop”.