Spitali i Fierit / Përfaqësuesi turk: Do kushtojë 60-70 mln euro, 20-30% e punonjësve do jenë shqiptarë. Rama: Paga minimale për punonjësit, 40 mijë lekë

Projekti i ndërtimit të Spitalit rajonal në Fier nga Turqia ka krijuar një shqetësim tek 12 familje që preken nga projekti pasi janë pronarë të tokës.
Ata dolën dje në protestë pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.
Lidhur me këtë problematikë, vetë Kryeministri Rama ka vendosur që të shkojë personalisht për të biseduar me banorët pikërisht në vendin ku do të ngrihet spitaliSpitali në Fier do të kushtojë rrej 60-70 mln euro dhe siç kanë bërë me dije përfaqësues nga Turqia do të punohet 24 orë në 24.
Përfaqësuesi i Turqisë tha se në kulmin e saj do të jetë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
Rama tha se është rëndë dakord për që paga minimale për punonjësit të jetë 400 mijë lekë.