Taksa 9% e propozuar nga PD, Rama: Favorizon të pasurit, u fal oligarkëve 50 mln euro në vit

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, tha se taksa 9% e propozuar prej tyre, është në favor të pasurve, sepse sipas tij u fal oligarkëve 50 milionë euro në vit.

Nga Korça, Rama tha se askush nuk duhet të shqetësohet se në shoqëri ka disa të pasur, por të shqetësohen nëse pasuria e tyre është krijuar lashtë ligjeve.

“Taksa e sheshtë dihet që nuk është taksë për të varfrit por për të pasurit. Taksa e sheshtë u duhet atyre që janë të pasur. Me taksën e sheshtë “oligarkët” do të marrin brenda një viti 50 milionë Euro. Kaq e thjeshtë është.

Problemi më i madh që kemi këtu është tek hendeku që kemi mes fakteve dhe të pavërtetave që krijohen nga propaganda nga pasiguria dhe njeriu pritet që të besojë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT