Tension në SHBA, protestuesit hyjnë në ndërtesën e Kongresit, evakuohet Mike Pence (VIDEO)

Vijon të përshkallëzohet protesta e mbështetësve të Donald Trump në SHBA, të cilët kundërshtojnë certifikimin e fitores së Joe Biden si president i SHBA.

Pamjet tregojnë demonstrues që grumbullohen në ndërtesën e Capitol, duke thyer barrierën e përkohshme që ishte vendosur përpara ndërtesës, madje disa prej tyre kanë hyrë brenda.

Policia amerikane ka vendosur nën bllokim ndërtesën e Capitol Hill, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Tension në SHBA, protestuesit hyjnë në ndërtesën e

Nga ana tjetër, Nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga ndërtesa e Kongresit, ku drejtonte sesionin e përbashkët të Kongresit që certifikon fituesin e zgjedhësve.

Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT