Tha se Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin, Basha fshin postimin

Pasi tha se Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin, lideri i PD u korrigjua. Por pasi pati një reagim nga Endri Fuga, i cili tha se fqinjët maqedonas, Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksine, Basha e fshiu postimin në “Twitter”.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, ishte reagimi i parë i Bashës.

Më pas, ai bëri dy shënime të njëpasnjëshme në “Facebook”.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish. Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.”

Ndërsa në “Twitter” tani figuron vetëm urimi i djeshëm i kreut të opozitës.

Tha se Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin, Basha fshin postimin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT