Turqi-Greqi negociata në Tiranë me ndërmjetësimin e Ramës? Reagon Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka reaguar pas gatishmërisë së Turqisë për të nisur bisedimet me Greqinë, për zgjedhjen e problematikeve mes tyre.

Brukseli, përmes një reagimi, ka mirëpritur ftesën e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavu?o?lu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës, i cili zbuloi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë.

“Normalizimi ose bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe angazhimi midis këtyre dy vendeve janë një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies së përgjithshme midis BE dhe Turqisë. 

Rifillimi i bisedimeve është diçka që BE pret dhe diçka që ne presim që do të ushqejë pozitivisht përpjekjen e përgjithshme për të zhvilluar një rrugë pozitive në marrëdhëniet tona”, tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT