U pushua nga puna, mjeku Allkja publikon një tjetër rast të shkarkimit të kolegut të tij: Bindjet partiake duhet të zerohen

Mjeku Ilir Allkja bën me dije se është shkarkuar një tjetër mjek i QSUT-së dhe fjala është për dr. Genc Strugën i cili sipas Allkjas është shkarkuar në nëntor dhe bëhet e ditur në janar.
Mjeku ka publikuar një dokument sipas të cilit dëshmon shkarkimin e neurologut më 20 nëntor të 2020-ës dhe sipas këtij dokumenti, arsyeja e shkarkimit të dr. Genc Strugës është bërë sepse ka munguar në punë pa njoftuar.
Mjeku Ilir Allkja i bën thirrje qytetarëve dhe kolegëve mjekë që të reagojnë sa më parë ndaj këtyre padrejtësive dhe përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ai shkruan se bindjet partiake duhet të zërohen përballë shkatërrimit të vendit.
