Vaksina e COVID/ Manastirliu: Kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar ambientet e depos farmaceutike në QSUT dhe ISHP.
Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet tha se janë për të pritur 7 milionë doza.
“Kapacitetet aktuale në tërësi janë 250 mijë doza vaksine Pfizer në mënyrë të menjëherëshme, dhe për ato të Modernës 950 mijë doza njëkohësisht ndërsa sa i përket kapaciteteve frigoriferike të vaksinave të tjera kemi kapacitete për të pritur 7 mln doza”, deklaroi Manastirliu.
Ndërsa kryeministri Rama tha se falë punës, depo farmaceutike ka arritur standardet e Bashkimit Evropian, teksa ka ironizuar duke thënë se para se të vinte ai në qeveri, frigoriferët ishin për të ftohur mollë dhe dardha. “Me atë depo që ishte vaksinat këtu do të ishin në dorë të zotit”, tha Rama.