Vasfije Krasniqi futet në politikë, aderon sot në VV

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, pritet të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet e ditur se aderimi i saj në këtë parti do të zyrtarizohet sot.

Po të njëjtat burime theksojnë se Vasfije Krasniqi ka qenë në bisedime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, për një aderim të mundshëm.

Kujtojmë, se kanë mbetur pak më shumë se dy orë afat që partitë politike të bëjnë dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës.

Ajo vazhdimisht ka bërë thirrje që autorët e përdhunimeve gjatë kohës së luftës të përballen me drejtësinë.

Për mizoritë e luftës dhe përjetimet e saj, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer edhe në Kongresin Amerikan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT