VIDEO/ Vëllai i Hekuran Dedës: Pas vrasjes, ja si na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka qenë ditën e sotme për vizitë në familjen e të ndjerit Hekuran Deda, i vrarë gjatë protestës së 21 janarit.
Një nga vëllezërit e Hekuranit, rrëfen se pas ngjarjes, shoqëruesi i ish- kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur në orën 23:00 duke iu ofruar valixhe me euro, teksa thotë se ende ndjen neveri kur i sheh në ekran, edhe sot pas 10 vitesh.
“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela. Akoma më dhembin sytë kur i shoh në media, dalin aty kriminela. Popullido i gjykojë”, tha vëllai i Hekuran Dedës.
Vëllai tjetër vë theksin se si ajo qeveri fshehu provat me anë të mjekut.
“Ishte ai doktori që i kishte lidhur kokën vëllait dhe pastrua, ai kollceku, ai ka qenë. Ka fshehur provat”, rrëfen ai.
Megjithatë, nëna e Hekuranit, shprehet e bindur se një ditë do të bëhet drejtësi.