VIDEO/ Avokatët e shtetit përdoren si karrem për dosjet e grupeve kriminale
Top Story
Maja e ajsbergut mbeten avokatë të caktuar nga shteti. Ata besohet se janë bërë pjesë e një skeme korruptive nga gjytarët e prokurorët duke u ngecur dosjet e të fortëve apo grupeve kriminale.
Sipas ligjit ata që nuk kanë mundësi financiare për të paguar vetë një avokat, atëherë shteti u ofron një avokatët kryesisht që paguhet nga shteti. Pagesat e tyre janë shumë minimale nga 20-50 mijë lekë të vjetra seanca, por përgjithësisht janë avokat të rinj që duan të mësojnë profesionin ose ata që ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë.
Lista e avokatëve të shtetit përcaktohet nga dhoma kombëtare e Avokatisë dhe në këtë listë janë 150 persona. Paradoksalisht në vendin tonë, ndryshe nga gjytari që përcaktohet me short, avokatin kryesisht zgjidhet në bazë të preferencës së gjytarit dhe prokurorit. Kjo ka sjellë monopolizim të kësaj skeme dhe çështjet u besohen 5-6 avokatëve.
“Kemi 150 avokatë kryesisht që diskriminohen nga ana e prokurorëve e gjyqtarëve, të cilët duhet të përzgjidhen sipas një liste të miratuar nga dhoma e avokatisë, por kjo nuk ndodh. ata zgjedhin 4 ose 5 të cilët marrin avokatë kryesisht të preferuarit e tyre. Që do të thotë një tjetër avokat merr në fazën e hetimit, dhe për të njëjtën çështje në fazën e gjykimit një gjytar tjetër kryesisht”, u shpreh Saimir Visha, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë.
“Të mos ketë një monopolizim të skemës të avokatëve të caktuar kryesisht, pasi studimet e mëparshme kanë treguar se kanë qenë shumë pak avokatët kryesisht, pothuajse të njëjtët që janë caktuar në procese gjyqsore të një numri të konsiderueshëm të personave që janë në pamundësi për të paguar”, u shpreh Ernida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.