VIDEO/Basha akuza Ramës: Premtoi punësim, por numri i të larguarve nga vendi, më i larti në Europë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Me një shënim në facebook, ku ka postuar edhe një video, Basha thotë se Rama premtoi punësim për shqiptarët, por shton se sot, numri i të larguarve nga Shqipëria, është më i larti në Europë.
Ai premton se PD do të “kthejë shpresën për shqiptarët”.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha.