Video/ Basha e krahason Ramën me Maduron: T’i japim fund arrogancës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim të fundit e ka krahasuar rivalin e tij politik, kryeministrin Edi Rama të njëjtë me Maduron e Venezuelës.
Ai me anë të videos përmend darkën e ministrave në restorantin më të shtrenjtë në botë, Nus’ret në Dubai.
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Rama në rrjetet sociale.