VIDEO/ Konflikti me azerët për privatizimin e ARMO-s, miku i tij rrëfen bisedën me të ndjerin Santo
Top Story

Arratisja e vrasësve të Artan Santos në fshatrat mes Krujës, Kurbinit dhe Lezhës ishte një pikënisje e rëndësishme për të përqendruar operacionin policor. Në këtë zonë, kanë bazat disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale. Ishte e qartë se të implikuar ishin personazhe që e njihnin mirë territorin.
Mes të dyshuarve, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje shtetasin Gjergj Tushaj, i njohur edhe me emrin Gjokë Tushaj. Tushaj njihet si mik I biznesmenit Rezart Taçi, me të cilin kishte raporte të afërta. Në periudhën e lulëzimit të Taçi Oil, Tushaj shërbente si menaxher në Veri të vendit. Ky është një prej personave kyç që lidhet me të ashtuquajturën pista azere e ARMO-s. Dyshimet e implikimit të tij në transaksionin ku u përfshi Credins do ti tregojmë pak më poshtë.
‘Në Shqipëri, fakti që u bë te dera ishte me mesazh të qartë, e para që ne të heqim se kemi problem askënd e së dyti kushdo që na kundërvihet do ketë fatin e personazhit që ekzekutuan” u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Referuar dëshmisë që publikohet për herë të parë nga Top Story, ai thotë se shuma prej 75 milionë eurosh ka ardhur si depozitë në Credins fillimisht…Më pas, paratë janë derdhur në llogarinë e kompanisë “Amra Oil” për kreditimin e blerjes së ARMO-s. Një vit më vonë, azerët kërkuan kthimin pas të parave.
“Në atë kohë mbaj mend që, sepse e kam pyetur të ndjerin Santo, dhe thotë e kam zgjidhur operacionin duke i shpëtuar jetën edhe shqiptarëve që ishin përfshirë në histori. Pra, jo vetëm zgjidhëm konfliktin dhe u mundësuam azerëve të dilnin ga problem, por edhe biznesmeni shqiptar i përfshirë ka dalë me 30 milion dollar” u shpreh gazetari Artan Hoxha
“Kur filluan të dali problemet në marrëdhëniet mes tyre e kam pyetur, dhe ishte shumë i prerë e shumë i besueshëm për mua. Tha dëgjo: çfarë tonë është problemi atyre, problemet e bankës janë që i kemi gjithë dokumentacionit të rregullt e të them në këtë moment që pyet që i kemi mbyllur problemet me firmën azere…” u shpreh Eduard Mazi, mik i Artan Santos.
Taçi thotë se me Santon ka pasur raporte miqësore. Në bankën Credins ai ka marrë disa kredi me vlerë mbi 10 milionë euro. Madje, ai ka blerë edhe 4.6 % të aksioneve të Credins, të cilat i ka shitur më pas. Janë disa ngjarje kriminale të tjera të cilat kanë fije të përbashkëta mes ekzekutimit të Santos dhe kredisë prej 75 milionë euro të azerëve.