VIDEO/ Mediat greke: A mund ta merrni me mend se kush e zotëron AIRBUS-in e qeverisë shqiptare?

Kryeministri Rama vizitoi Athinën më datë 8 janar të këtij viti në një vizitë jozyrtare.

Kjo vizitë është kthyer në qendër të vëmendjes së disa mediave greke, më tepër jo për axhendën e saj por për avionin me të cilin udhëtoi Rama për të shkuar aty.

Sipas gazetës ‘Protothema’ janë interesante faktet në lidhje me avionin që kryeministri shqiptar përdori në vizitën e tij.

Media greke citon kanalin Youtube ‘Aviation Videos’ që është i specializuar në pikasjen e avionëve dhe gjithçka që ka të bëjë me aviacionin në përgjithësi.

Sipas tyre, aeroplani i qeverisë shqiptare është një AIRBUS i rilyer me ngjyrat kombëtare të Shqipërisë.

Rezulton se ky mjet fillimisht ka qenë një avion i Forcës Ajrore Italiane VIP i cili iu shit më pas Forcës Ajrore Turke në 2005.

Pamje e brendshme e VIP Air Bus 319. Nuk bëhet fjalë për avionin e loguar me ngjyrat e avionit shqiptar dhe me emrin Ismail, por për modelin zyrtar të këtij avioni siç dalin nga prodhimi

Mediat greke theksojnë se në shkurt të vitit 2020 avioni u mor me qera nga qeveria shqiptare dhe u rilye me ngjyrat e flamurit kombëtar nën emërtimin “Ismail”.

Ky avion është sjellë në Rinas në shkurt 2020. Kodi i regjistrimit që mbartte (TC-ANA) i përket një avioni zyrtar të Qeverisë së Turqisë.

Çmimi për një avion të ri si ky është rreth $105 milionë. Ai mund të fluturojë 11.000 km, me një mbushje karburanti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT