VIDEO/ “Tani jemi zotër të Jonit!”, Mitsotakis i drejtohet popullit grek: Dyfishuam ujërat territoriale

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim gjatë ditës së sotme në Parlamentin grek duke mbrojtur projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe Mesdheun Qendror.
Mitsotakis nga salla e Parlamentit gjatë debatit mbi projekt-ligjin tha se kanë dyfishuar ujërat territoriale dhe theksoi se tashmë dominojnë detin “Jon”.
“Në fillim të 2021 ne ndërmarrim një hap të madh pas vendimit për zgjerimin me 12 milje, është dominimi i detit Jon”, tha kryeministri grek.
“Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Ajo u parapri nga hapi i parë për gjiret e mbyllura dhe përcaktimi i EEZ.
Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim”, tha ai.
E ndërsa referuar debateve në Shqipëri për këtë ai tha se vetë Rama e quan të drejtë këtë.
Projektligji për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë që është depozituar para disa ditësh në komisionin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes, ndërsa do të votohet ditën e sotme në parlament.
Ai përbëhet nga pesë nene në të cilat shpjegohet zona e detit territorial, zgjerimin e saj deri në 12 milje detare nga vija bregdetare apo vija bazë pas mbylljes së gjireve, parimet dhe rregullat me të cilat do të peshkojnë anijet e BE si dhe dita e hyrjes në fuqi.
Pritet që ky ligj të votohet me mbi 285 vota nga 300 deputetë të parlamentit pasi përveç anëtarëve të Partisë Komuniste greke që do abstenojnë, të gjithë të tjerët kanë deklaruar se do e miratojnë.