Vjosa Osmani kërcënoi KQZ-në me shkrirje, Isa Mustafa: E papërgjegjshme, nuk e meriton të jetë presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar listat e disa subjekteve për zgjedhjet e 14 shkurti.

Sipas Mustafës, Vjosa Osmani po abuzon me detyrën dhe nuk e meriton të qëndrojë në atë post për asnjë moment më shumë.

“Adresimi i sotëm i Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë”, shkruan Mustafa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT