Votimi e numërimi elektronik, PS dhe PD bashkohen për Korçën, por ndahen për Fierin

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord pjesërisht sa i përket zonave që do të aplikohet për herë të parë votimit dhe numërimi elektronik, si pjesë e një projekti pilot.

Në letrën e drejtuar nga përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkohet që në nga zonat të jetë Korça. Pro këtij qarku ishte edhe Partia Demokratike, ku nëpërmjet Gazment Bardhit ishte pro qytet juglindor.

Palët ndahet të qyteti tjetër ku ata duan ta aplikojnë. Demokratët kërkojnë Fierin, ndërsa socailistët duan Tiranë, një nga zonat e minibashkisë.

Për këtë përplasje të vogël i takon KQZ-së të vendosë në lidhje se me cilin qytet të dytë do të zgjedhin për aplikuar votimin dhe numërimin elektronik, për herë të parë zgjedhjet parlamentare në këto 30 vite demokraci.

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Votimi e numërimi elektronik, PS dhe PD bashkohen për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT