Zbardhen PËRGJIMET e mafiozëve italianë të ‘Ndragetës’, flasin për tendera dhe ndërtime në Tiranë: Ai është pranë Kryeministrit…

Ditën e sotme janë publikuar disa përgjime të mafiave italiane për pazare me zyrtarë për të fituar leje ndërtimi në Shqipëri.
Në përgjimet e siguruara nga mediat, sipërmarrësit italianë flasin për kontakte të afërta me zyrtarë në Shqipëri, për të investuar në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten nga 3 mijë euro metri katror.
Ata do të ofronin si rryshfet 20% të vlerës. Mega-operacioni në Itali solli arrestimin e qindra të përfshirëve në veprimtari kriminale, mes tyre edhe 7 shqiptarë.
Në përgjime dëgjohen sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali që flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, sipas Ora News.
Pjesë nga biseda:
Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…