Zgjedhjet/ Yuri Kim paralajmëron kryetarët e partive, citon të zgjedhurin e Biden për Sekretar Shteti: Nëse…

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka paralajmëruar sërish partitë politike shqiptare lidhur me listat te kandidatëve për deputetë.
Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrohen, Kim u kujton kryetarëve të partive të shmangin kandidët që kanë rekorde kriminale dhe probleme me ligjin.
Kim ka rishpërndarë një mesazh të 22 korrikun e kaluar me një tjetër mesazh.
Pavarësisht largimit të Trump, ajo citon të nominuarin e Biden për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken dhe thotë se ky paralajmërim mbetet ende në fuqi.
“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:
“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”./Gazeta SHQIP