“Zgjerimi i Greqisë me 12 milje”, Dendias: E jashtëzakonshme, sipërfaqja jonë shkon në 13 mijë kilometra katrorë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka thënë se miratimi i projektligjit që lejon Greqinë të zgjerohet me 12 milje në det e ka çuar sipërfaqen në 13 mijë kilometra katrorë.

Këtë gjë ai e tha gjatë fjalimit që bëri në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare, ku po diskutohet dhe projektligji për zgjerimin detar.

Më tej ai ka thënë se e ka për ndër që t’i propozojë këtë projektligji në emër të qeverisë Mitsotakis Parlamentit për miratim.

“Është hera e parë që Parlamenti grek thirret për të votuar rritjen e territorit mbi të cilin ka sovranitet kombëtar, që nga viti 1947. Qeveria i propozon Parlamentit ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale në rajonin e detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare. Ky proces do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë. Pra, është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, t’i propozoj këtë projektligj Parlamentit”, ka thënë ai.

Fillimisht propozimin për zgjerimin e Greqisë më 12 milje e ka hedhur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në parlament.

Pas diskutimeve të shumta Greqia po arrin në miratimin e këtij projektligji. Ndërkohë që vendet fqinje nuk e kanë pritur mirë zgjerimin e Greqisë.

Turqia e ka quajtur këtë si një provokim nga ana e Greqisë, ndërsa kryeministri Rama ka thënë se kjo është e drejta e greqisë dhe se Shqipëria nuk ndërhyn dot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT