30-vjetori i eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, Rama viziton shtetin fqinj në këto data

Kryeministri Edi Rama do bëjë një vizitë në Itali, në datat pesë dhe gjashtë mars.

Sipas “Report tv”, Rama do të vizitojë vendin fqinj, me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Rama pritet të vizitojë në këto datat qytetet e Barit dhe Brindizit të Italisë, që pritën qindra shqiptarë.

Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në portin e Durrësit e të Vlorës.

Më 7 dhe 8 mars të viti 1991, disa dhjetëra anije, me mijëra vetë në bord, u nisën drejt Italisë, ndërsa Bari dhe Brindizi shpallën gjendjen e emergjencës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT