50 mln lekë gjobë/ Pamjet nga takimi që “fundosi” kandidatin e LSI-së (FOTO)

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari është gjobitur sot nga policia me 50 mln lekë të vjetra.
Vendimi është marrë pas organizimit të një takimi në një lokal në Maliq. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B. kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë”, njoftoi policia.
Në fotot e mëposhtme janë pamjet nga takimi që Braimllari organizoi në Maliq, ku duken një numër i madh qytetarësh që nuk respektojnë masat anti-Covid.