6 mijë trupa amerikane në Shqipëri, Yuri Kim mbledh në Presidencë Metën, Ramën e Bashën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka shkuar pasditen e sotme në Presidencë, për të zhvilluar një takim me Kreun e Shtetit, Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe ministrat Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi, sipas “Report Tv”.
Nuk dihen ende detaje nga ajo që prite të diskutohet mes tyre. Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri.
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.
Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Gjenerali amerikan mendohet te jetë i pranishëm në Presidencë.
Ky është takimi i parë mes Ramës, Metës dhe Bashës pas një tensioni politik dhe përballjes me akuzave ndërmjet tyre dhe se prej kohës kanë refuzuar njëri-tjetrin për t’u ulur për t’u disktuar qoftë mbi pandeminë apo dhe çështje të tjera.