A do të ketë Shqipëria një Albin Kurti? Zheji: Vetëvendosja ka rritje në Shqipëri, por për fat të keq…

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë dhe përmbysja e partive të vjetra ka ngritur në Shqipëri dhe teorinë e një politikani të ri që mund të vijë në Shqipëri për të sjellë një klasë të re të politike.

Për analistin Artur Zheji një gjë e tillë duket e pamundur për Shqipërinë dhe këtë duket se e lidhe me “monopolin” që ekziton në politikën e Tiranës, ndërsa foli me superlativa për Kurtin.

“Albin Kurti çoi një pension një klasë politike në Kosovë, ringriti në dritë një Vjosa Osmani. Të gjithë thanë se ajo do të merrte fund kur u bashkua me Vetëvendosjen. Në Shqipëri për fat të keq kemi një kuçedra me shumë koka e ka zënë grykën e pusit e ujit . Këtu ka nevojë për anti partitokraci në Shqipëri, edhe vetë Albini është antipartitokraci”, u shpreh Zheji në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Por a tradhtoi Kurti kauzën e bashkimit kombëtar? Për Zhejin në këto zgjedjhe, kreu i Vetëvendosjes është treguar i kujdesshëm, pasi nuk ka luajtur me kartën e nacionalizmit, por me betejën kundër korrupsion dhe kjo është sipas tij, ajo që presin qytetarët e Kosovës.

Ai shtoi se “Kosova ka votuar për Albin Kurtin sot jo për bashkimin mes Kosovën dhe Shqipërisë, por për ndëshkimin e korrupsionit, pra voton për çlirimin nga korrupsioni dhe kthimin e shpresës”.

“Albin Kurti është tepër i vështirë, ka defekte, i pëlqen vetja. I ka thënë vetes do të futem në burg për këtë çështje. Shokun në krah i ka vdekur dhe ai ka qëndruar në burg. Ai i ka thënë sfidës ja ku jam dhe i ka dalë përballë dhe ka fituar. Dhe njerëzit nuk e durojnë dot krenarinë e tij. Edhe pse ka i ka vënë vetes një qëllim, ai është ndryshe nuk është arrogant. Arroganti është që përballet me të dobëtin dhe thotë fitova. Ai është përballur me më të fortët e ka dalë fitues. Unë e di se sa k një xhelozi të jashtëzakonshme në klasën politike shqiptare dhe në Prishtinë për Albin Kurtin. Albini mund të dështojë ashtu si mund të fitojë. Tentativën e një fshesë antikorruptive mund ta bëjë me sukses dhe mund të japë një zgjidhje të fortë elektroshok, kartave gjakpirëse andej e këtej kufirit artificial mes Shqipërisë dhe Kosovë”, tha Zheji.

Analisti i njohur theksoi se pas fitores së Kurtit ka një entuziazëm të Vetëvendosjes në Shqipëri dhe se mund të ketë surpriza në zgjedhjet e 25 prillit. “Unë e di se po organizohen dhe kjo fitore ia ka rritur entuziazmin”, theksoi Zheji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT