“Ajo puna e fiqve e vërtetë”, Veliaj rrëfen pranimin te PS: Edi më hapi derën, dikur protestoja kundër saj

Në prezantimin e kandidatëve të rinj ishin të pranishëm, Taulant Balla dhe Erjon Veliaj, dy persona që e kanë nisur ndryshe karrierën e tyre në Partinë Socialiste. Balla ka qenë një ndër njerëzit që ka ndjekur një karrierë politike nëpërmjet strukturave të PS-së, ndërsa Veliaj një karrierë ndryshe, që e nisi si protestues kundër kësaj force politike dhe më pas u bë pjesë e saj.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se la studimet në Amerikë dhe vendosi që të përfundonte shkollën dhe të krijonte lëvizjen “Mjaft” në Shqipëri. Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që hapi derën në PS.

“Unë kam lindur në Tirane, kam qënë 10 vjeç kur kuptova se dicka po ndodhte po atë vit humba babain tim. Historia e fiqve është e vërtetë. Secili prej nesh duhet ë bënte diçka për të mbijetuar. Kur shikoje politikën, e shihje diçka të ngatërruar. Pata ecejake. Isha për studime në SHBA. Shkova dhe në Kosovë. U riktheva që të mbaroja shkollën. Një pyetje që i bëja vetes është se; të rri këtu në Amerikë që të jem një rondele që funksionon aq mirë, apo në Shqipëri që të jep si papaqë. Erdha në Shqipëri, e nisa duke sharë PS-në. Edhe sot kam kritika, por i them në shtëpi. Krijova “Mjaft”. Dhe mendova sa të vijojmë me protestojnë tërë jenë si veteran protestash ndoshta ia vlen që edhe më mirë të përfaqësohemi në parlament “, theksoi Veliaj.

Ndërsa ka rrëfyer se ishte vetë Rama që i bëri ftesën për qenë pjesë e PS-së për të mos qenë të ndarë.”Edi më hapi derën për t’u futur në PS. Atëherë më tha do të vazhdojmë copa-copa, njerëz që mendojnë për progresin , ku secili këtu me delirin dhe ambicien e vet fillon iniciativën e vet, apo ndoshta bashkimi bën fuqinë. Edhe Edi më hapi derën për të qenë pjesë e PS. Partia jonë nuk është perfekte, edhe tani shoh jo perfeksione”, tha Veliaj.

Ndërsa gjatë fjalimit të tij sulmoi në indirekte PD-së, duke theksuar se te PS nuk gjen fjalë dhëndri gruaja, apo kunati, duke nënkuptuar njerëzit e familjes Berisha.

“Kur te partia jonë thua; dhëndri, vajza, kunati, njerëzit kthejnë kokën. Tek partitë e tjera kur e thua këtë, merret vesh për kë. Kupton se si bën karrierë në këtë parti. Jua thash këtë për t’ju thënë se nuk pyet se kush je në partinë tonë. Ne na bënë bashkë; një për të gjithë dhe të gjithë për një”, tha Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT