Albanologu Milan Šufflay, sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së shqiptarëve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot Milan Šufflay, të ciline ka cilësuar si, “mikun e madh të kombit tonë, Dëshmorin e Albanologjisë”.

“Në 90-vjetorin e vrasjes së tij brutale, nderojmë sot me mirënjohje kujtimin e paharruar dhe veprën e jashtëzakonshme të mikut të madh të kombit tonë, Dëshmorit të Albanologjisë, Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve”, është shprehur Presidenti Meta.

“Një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë, ka theksuar Presidenti Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT